Yunus Kaymaz
16 Mars 2019•Përditësim: 17 Mars 2019
Futbollisti egjiptian i cili luan për klubin anglez Liverpool, Mohamed Salah ka dënuar ashpër sulmin terrorist në dy xhamitë në Zelandën e Re, transmeton Anadolu Agency (AA).
"Lajm trishtues nga Zelanda e Re. Mendimet e mia janë me familjet e viktimave të pafajshëm që humbën jetën në këtë akt përplot me krim", ka shkruar Salah në rrjetet sociale.
Sulmi terrorist në dy xhamitë në qytetin Christchurch u dënua nga një numër klubesh sportive dhe sportistë.
Sulmi gjithashtu u dënua nga Manchester City, Manchester United, Arsenal, Liverpool, Chelsea, Tottenham Hotspur dhe Leicester City, si dhe futbollistët Mesut Ozil, Ilkay Gundogan, Sergio Aguero dhe një numër lojtarësh të tjerë.