Burcu Arik
03 Prill 2018•Përditësim: 03 Prill 2018
STAMBOLL (AA) – Një qendër think-tank me bazë në Ankara tha se një valë islamofobie përfshiu gjithë Evropën në vitin 2017, raporton Anadolu Agency (AA).
Fondacioni për Kërkime Politike, Ekononike dhe Sociale (SETA) në raportin e saj vjetor të lëshuar dje, vlerësoi se krimet anti-muslimane në Evropë bazuar në raporet e vendit.
Raporti Evropian mbi Islamofobinë (EIR) zbuloi 908 krime që kishin në shënjestër muslimanët në Gjermani, 664 në Poloni, 364 në Holandë, 256 në Austri, 121 në Francë, 56 në Danimarkë dhe 36 në Belgjikë. Ata klasifikohen nga sulmet verbale dhe fizike në përpjekjet për vrasje.
Raporti thotë se shumica e qeverive evropiane, megjithatë nuk zbatojnë ndonjë politikë specifike për të luftuar islamofobinë dhe thjesht t’i përfshijnë ato në kategorinë e “krimeve të urrejtjes” por regjistrohen si "akte të motivuara politikisht" në statistikat zyrtare të policisë.
“Nëse këto shifra janë mjaft të habitshme për të na shqetësuar, ato nuk janë asgje në krahasim me gjendjen reale të çështjes”, thuhet në raporti, duke shtuar se të dhënat dhe statistikat në dispozicion për islamofobinë në Evropë janë vetëm “bishti i ajsbergut”.
Raporti tregon se muslimanët në Evropë do të vazhdojnë të përballen me politikë diskriminuese pa njohjen zyrtare dhe të pakundërshtueshme të islamofobisë si një lloj i veçantë i racizmit.
Duke kërkuar nga institucionet e Bashkimit Evropian (BE) të njohin dhe adresojnë islamofobinë politikisht si “një formë racizmi” që mund të çojë në shkelje të të drejtave të njeriut.
“Njohja ligjore dhe politike e islamofobisë është me rëndësi të madhe. Prandaj, një konferencë në nivel evropian mbi islamofobinë duhet të organizohet me mbështetjen e të paktën një shteti anëtar të BE-së ose Parlamentit Evropian", thekson raporti.