Dildar Baykan
14 Maj 2019•Përditësim: 15 Maj 2019
Pesë persona kanë humbur jetën dhe dhjetë të tjerë janë lënduar si pasojë e përplasjes së dy hidroavionëve në Alaska të SHBA-ve, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas mediumeve të vendit, avionët po transportonin pasagjerë të një anijeje turistike.
Në mesin e të vdekurve janë raportuar katër udhëtarë dhe piloti, kurse dhjetë të tjerë kanë ngelur të lënduar, ndërkohë që një person mbetet i zhdukur.
Zyrtarët e shëndetësisë njoftuan se njëri prej të lënduarve është në gjendje të rëndë.