Ekip
02 Tetor 2015•Përditësim: 02 Tetor 2015
NEW YORK (AA) - Sulmin në kolegjin Umpqua në Oregon të Shteteve të Bashkuara të Amerikës e ka kryer 26-vjeçari Chris Harper Mercer, ndërsa në këtë institucion arsimor në të cilin studiojnë rreth tre mijë studentë ka ardhur me katër armë, raporton Anadolu Agency (AA).
Sherifi i qarkut Douglas County, John Hanlin pas informacioneve të ndryshme në media në lidhje me numrin e viktimave, tha se sulmuesi i armatosur vrau dhjetë persona dhe plagosi shtatë të tjerë. Tre nga të plagosurit janë në gjendje kritike.
Ai ka thënë se bëhet fjalë për Chris Harper Mercer (26) duke shtuar se ngjarja e mbrëmshme hyn në kategorinë "sulmet në shënjestër" që janë bërë rutinë.
"Ajo është bërë tashmë rutinë. Thirrja ime është që të ndalet me atë rutinë", ka thënë Hanlin.
Presidenti amerikan, Barak Obama në një konferencë shtypi me rastin e ngjarjes tragjike në Oregon, tha se "e gjithë kjo është kthyer në një rutinë dhe se kjo rutinë ka për të ndaluar."
"Unë nuk dua më asnjëherë të dal në foltore dhe të flas për një rast të tillë, por për fat të keq unë nuk mund të garantojë se do të jetë kështu deri në fund të mandatit tim," tha Obama.
Ai u bëri thirrje amerikanëve të cilët posedojnë armë të pyeten se për çfarë qëllimi u shërben atyre dhe nëse ato janë organizata që "pretendojnë se mbrojnë të drejtat e pronarëve ekzistues dhe potencial të armëve dhe me të vërtetë paraqesin rrugën e drejtë."
"E gjithë kjo nuk është një çështje që duhet të politizohet, por në raste të tilla, të gjithë ne jemi të detyruar t'iu përgjigjemi familjeve të të vrarëve", tha Obama.