Kasım İleri
13 Maj 2023•Përditësim: 14 Maj 2023
Marina e SHBA-së njoftoi se pas konfiskimeve të anijeve tregtare kohët e fundit nga Irani, po punojnë me vendet e rajonit me qëllimin për të rritur patrullimet në Ngushticën e Hormuzit, transmeton Anadolu.
SHBA-ja ka kaluar në veprim pasi Irani konfiskoi anijet cisternë të karburanteve në Ngushticën e Hormuzit.
Në një deklaratë me shkrim nga Komanda Qendrore e Marinës Amerikane (NAVCENT) thuhet se "Pas konfiskimeve në mënyrë të paligjshme të anijeve tregtare nga Irani, Flota e 5-të e SHBA-së po punon së bashku me aleatët dhe partnerët e saj në rajon për të siguruar rritjen e patrullimeve të anijeve dhe avionëve".
"Grumbullimi i kryer në rajon do të ofrojë mbështetje ndaj përpjekjeve për të parandaluar kërcënimet ndaj anijeve tregtare", thuhet në deklaratën ku bëhet e ditur se "Krahas rritjes së patrullimeve, Flota e 5-të e SHBA-së po forcon bashkëpunimin ndërkombëtar të sigurisë detare si Siguria Detare Ndërkombëtare dhe Siguria Detare e Ngushticës Evropiane të Hormuzit".
Në deklaratë janë paraqitur edhe mendimet e komandantit të Komandës Qendrore të Marinës Amerikane admiralit Charles Cooper i cili ka thënë se "Duhet të ndalen konfiskimet dhe provokimet e padrejta, të papërgjegjshme dhe në mënyrë të paligjshme të Iranit. Flota e 5-të e SHBA-së dhe partnerët tanë janë të vendosur në mbrojtjen e të drejtave të lundrimit në këto ujëra kritike".
Sipas të dhënave të marinës së SHBA-së, Irani në dy vitet e fundit ka ndërhyrë, ka sulmuar ose ka provokuar të drejtat lundruese të 15 anijeve tregtare me flamur ndërkombëtar.