Michael Gabriel Hernandez
29 Prill 2020•Përditësim: 29 Prill 2020
Ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, mbështeti të mërkurën kandidaturën e demokratit Joe Biden 2020 për Shtëpinë e Bardhë, duke thënë se është e "lumtur" që i bashkëngjitet fushatës, raporton Anadolu Agency (AA).
"Vetëm mendoni se çfarë do të ishte dallimi nëse do të kishim një president i cili jo vetëm ka dëgjuar për shkencën, vendos fakte mbi trillime, por na bashkon, që tregon një lloj dhembshurie dhe përkujdesje që na duhen nga presidenti ynë dhe që Joe Biden ka qenë shembullor gjatë gjithë jetës së tij", tha Clinton gjatë një vido-linku me Biden.
"Paramendoni çfarë do të thoshte të kishim një president të vërtetë, jo dikë që vetëm aktron si i tillë në TV", shtoi ajo.
Biden dhe Klinton shërbyen në administrimin e ish-presidentit Barack Obama, ndërkaq presidenti i mëparshëm ia dha mbështetjen e tij numrit dy në fillim të këtij muaji pasi mbeti jashtë garës të Demokratëve për Shtëpinë së Bardhë derisa Biden ishte garuesi i vetëm.
Senatori i pavarur Bernie Sanders ishte sfiduesi i vetëm i Biden që vazhdoi deri në prill, por i dha fund fushatës së tij dhe miratoi kandidaturën ish-presidentin amerikan një ditë para njoftimit të Obamës.
Me këtë, Sanders, i cili gëzonte një mbështetje të gjerë midis amerikanëve përparimtarë, nxiti një front të unifikuar Demokratik kundër Presidentit Donald Trump.
Kandidatura e Bidenit nuk do të zyrtarizohet deri në kongresin e Demokratëve të kësaj vere, por duke pasur parasysh pandeminë e koronavirusit është e paqartë nëse mbledhja do të mbahet ashtu si ishte menduar në gusht, apo do të mbahet virtualisht siç propozoi Biden. Ajo tashmë është shtyrë për në gusht.
Pandemia ka ndaluar praktikisht të gjitha fushatat personale përpara zgjedhjeve të nëntorit.