Kasım İleri
04 Dhjetor 2021•Përditësim: 04 Dhjetor 2021
Sekretari i Shtetit të SHBA-së, Antony Blinken tha se janë të shqetësuar nga sulmi i DEASH-it në rajonin Makhmur të Irakut ku humbën jetën 10 pershmerga dhe 3 civilë, transmeton Anadolu Agency (AA).
"SHBA-ja është thellë e shqetësuar nga përshkallëzimi i sulmeve të DEASH-it në të gjithë Irakun, përfshirë edhe sulmin e kryer dje në rajonin Makhmur ku humbën jetën 10 pershmerga dhe 3 civilë. Shprehim ngushëllimet për familjet e të vrarëve dhe të plagosurve në këto sulme", deklaroi Blinken nëpërmjet një deklarate me shkrim.
Më tej sekretari amerikan vuri në dukje se në kuadër të përpjekjeve për të mposhtur në mënyrë të përhershme DEASH-in, vendi i tij do të vazhdojë mbështetjet për forcat e sigurisë irakiane dhe peshmergat në Irak.