Betül Yürük
01 nëntor 2018•Përditësim: 01 nëntor 2018
NEW YORK (AA) – Në New York të SHBA-ve është organizuar marshimi për Halloween, i cili formoi pamje shumëngjyrëshe, raporton Anadolu Agency (AA).
Marshimi për Halloween u realizua nën masa të gjera të sigurisë nën mbikëqyrjen e mijëra punonjpsve të sigurisë dhe helikopterëve, për shkak të sulmit të fundjavës së kaluar në sinagogën në qytetin Pittsburgh të Pensilvanivë, ku humbën jetën 11 persona, si dhe të sulmit terrorist që kishte ndodhur disa orë para marshimit të vitit të kaluar për Halloween.
Marshimi i cili këtë vit organizohet për herë të 45-të, filloi në Greenwich Village në Manhattan. Në këtë aktivitet morën pjesë mijëra persona ma maska, makiazhë, kostume dhe vallëzime interesante. Marshimin për Halloween e ndoqën mijëra persona.
Marshimi u bë skenë e personave të frymëzuar nga personazhe të filmave, filmave vizatimor e heronjve të historive, por edhe nga personat e karakteret e vërtetë. Këtyre pamjeve shumëngjyrëshe po ashtu iu bashkuan edhe shfaqjet me vallëzime.