Selçuk Acar
12 Gusht 2016•Përditësim: 13 Gusht 2016
NEW YORK (AA) – Janë mbledhur 100 mijë nënshkrime në kuadër të peticionit për ekstradimin në Turqi të kreut të kultit të dhunshëm terrorist FETO, Fethullah Gülen në Turqi, që është iniciuar në faqen zyrtare të Shtëpisë së Bardhë, raporton Anadolu Agency (AA).
Peticionin e kanë iniciuar turqit që jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa me rastin e grumbullimit të 100 mijë nënshkrimeve që ishte edhe qëllimi, është organizuar një konferencë për gazetarë në New York.
“Jemi shumë krenar meqë kemi kaluar limitin e 100 mijë nënshkrimeve në javën e tretë të peticionit , limit ky të cilën e ka vendosur Shtëpia e Bardhë”, tha Cahit Oktay, para grupit “Turqia”, e cila filloi peticionin.
Biznesmeni dhe aktivisti turk Ibrahim Kurtulus deklaroi se nuk janë të kënaqur që Güleni gjendet në SHBA, dhe se urgjentisht duhet të ekstradohet në Turqi.
Ai theksoi se populli turk dëshiron që drejtësia të përmbushet, dhe i bëri thirrje presidentit amerikan Barack Obama “që të jetë me aleatin e tyre të NATO-s, Republikën e Turqisë”. “Është koha e fundit që administrata e Obamës të kuptojë seriozitetin e kësaj situate”, u shpreh Kurtulus.