Özüm Yalkın
17 Shtator 2016•Përditësim: 17 Shtator 2016
WASHINGTON (AA) - Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Josh Earnest, gjatë konferencës ditore foli rreth hapave të hedhura nga Turqia në kuadër të operacionit "Mburoja e Eufratit", raporton Anadolu Agency (AA).
Duke theksuar se mbështesin hapat e Turqisë për të pastruar DAESH-in në kufirin e tyre me Sirinë, Earnest tha: "Ka shumë rrugë ku SHBA-ja mund të mbështesë Turqinë. Njëra nga këto rrugë është dhe ndihma me forcat speciale të SHBA-së."