Seda Sevencan
15 Dhjetor 2021•Përditësim: 15 Dhjetor 2021
SHBA-ja sot ka përshëndetur nismat aktuale të Turqisë dhe Armenisë për të filluar diskutimin e hapave për normalizimin e marrëdhënieve, transmeton Anadolu Agency (AA).
“Mirëpresim dhe mbështesim fuqishëm deklaratat e ministrit të Jashtëm turk Mevlüt Çavuşoğlu dhe Ministrisë së Jashtme të Armenisë për emërimin e të dërguarve të posaçëm për të diskutuar mbi procesin e normalizimit”, shkroi në Twitter, sekretari i Shtetit të SHBA-së, Antony Blinken.
Ministri Çavuşoğlu të hënën tha se Ankaraja dhe Jerevani do të emërojnë së shpejti të dërguar të posaçëm për të diskutuar hapat për normalizimin e marrëdhënieve.
Më vonë, Vahan Hunanyan, një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme armene, përshëndeti njoftimin e ministrit të Jashtëm turk, sipas Radios Publike të Armenisë.
“Në këtë aspekt, vlerësojmë pozitivisht deklaratën e ministrit të Jashtëm turk për emërimin e një përfaqësuesi special për normalizimin e marrëdhënieve dhe konfirmojmë se pala armene do të emërojë një përfaqësues special për këtë dialog”, raportoi transmetuesi, duke cituar Hunanyan.