Muhammed Bilal Kenasari
14 Tetor 2016•Përditësim: 14 Tetor 2016
WASHINGTON (AA) – Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Mark Toner ka deklaruar se nuk mbështesin që PKK e cila është në listën e organizatave terroriste, të marrë pjesë në operacionin për shpëtimin e Musullit, raporton Anadolu Agency (AA).
Toner gjatë konferencës ditore për shtyp, ka thënë: ''Ne e vlerësojmë PKK hapur si një organizatë terroriste. Nuk mbështesim pjesëmarrjen e saj në operacionin për shpëtimin e Musullit.''
Duke theksuar se mbështesin Turqinë në luftën kundër PKK për të mbrojtur popullin e tyre, Toner në vijim ka thënë: ''Turqia ka çdo të drejtë për të mbrojtur popullin e vet nga PKK.''
Duke përsëritur pretendimin e tyre se ata i ndajnë grupet kurde në Siri nga PKK, Toner ka thënë se krahu i armatosur i PKK në Siri, YPG është një forcë e rëndësishme në luftën kundër DEASH-it.
Ndërsa një pyetjeje se si e vlerëson ai thirrjen e deputetit irakian Avatif Naime për hapjen e një zyre të PKK në Bagdad, Toner ka përsëritur fjalën e tij duke thënë se ata e njohin PKK si organizatë terroriste dhe më pas ka shtuar: ''Patjetër që nuk e përkrahim një gjë të tillë''.