Melike Pala
14 Korrik 2023•Përditësim: 15 Korrik 2023
Gjithsej 140 persona kanë humbur jetën në 28 sulme në SHBA që nga fillimi i vitit, transmeton Anadolu.
Sipas të dhënave të studimit të kryer nga Associated Press (AP) dhe USA Today në partneritet me Northeastern University, nga 1 janari deri më 30 qershor ka pasur 28 sulme në SHBA.
Ndërsa 140 persona humbën jetën në sulmet në këtë periudhë, kjo periudhë ishte periudha në të cilën u regjistruan më së shumti sulme në gjashtë muajt e parë që nga viti 2006.
Ekspertët mendojnë se arsyeja kryesore e shtimit të sulmeve në SHBA është armatimi i shtuar në vend.
Presidenti amerikan, Joe Biden, bëri thirrje për reforma në rregulloret e armatimit në një deklaratë pas të shtënave në një shkollë fillore në shtetin Tennessee më 27 mars, ku humbën jetën vrau 6 persona, duke përfshirë 3 fëmijë.
Reforma përfshin një ndalim të armëve sulmuese si pushkët gjysmë automatike dhe një kontroll gjithëpërfshirës të të dhënave kriminale mbi shitjet e armëve.
Gjithsej 15 persona humbën jetën në sulmet e armatosura që ndodhën në shtete të ndryshme gjatë javës së festimeve të 4 korrikut, Ditës së Pavarësisë në vend.