Nuri Aydın
25 janar 2021•Përditësim: 26 janar 2021
Në një banesë në qytetin amerikan Indianapolis, policia ka gjetur pesë persona të vdekur, raporton Anadolu Agency (AA).
Në njoftimin e policisë theksohet se në mesin e të vdekurve ka qenë edhe një grua shtatzënë.
Në raportin paraprak policor theksohet se mbi trupat e pajetë ka pasur plagë të shkaktuara me armë zjarri.
Hetimi për shkaqet e vdekjes së pesë personave është në rrjedhë.
Për ngjarjen policia ka njoftuar se me siguri bëhet fjalë për vrasje, më masivja në Indianapolis që ka ndodhur gjatë dekadës së fundit.