Islam Doğru
02 Qershor 2020•Përditësim: 03 Qershor 2020
SHBA ka regjistruar 704 viktima nga koronavirusi i ri (COVID-19) në 24 orët e fundit, me çka numri i përgjithshëm i vdekjeve ka arritur në 106.945, transmeton Anadolu Agency (AA).
Të dhënat nga faqja e internetit "Worldometer", e cila ka të dhëna për situatën epidemiologjike në botë, tregojnë se 21.507 raste të reja me COVID-19 janë konfirmuar në SHBA gjatë ditës së kaluar.
Sipas të dhënave, numri i përgjithshëm i të infektuarve në SHBA është 1.860.626.
Deri më tani janë shëruar mbi 615 mijë njerëz të cilët më parë ishin diagnostifikuar me COVID-19.
Nga fillimi i përhapjes së sëmundjes, në SHBA janë realizuar mbi 18 milionë mostra.
Epiqendra e COVID-19 në SHBA është New Yorku, ku janë infektuar 380.825 njerëz, prej të cilëve rreth 30 mijë njerëz kanë humbur jetën.
SHBA është shteti më i goditur në botë me COVID-19, i ndjekur nga Brazili (529.405), Rusia (423.741) dhe Spanja (286.718).