Ekip
30 Qershor 2021•Përditësim: 30 Qershor 2021
Numri i viktimave nga shembja e pjesshme e një ndërtese javën e kaluar në Surfside të Floridas në SHBA ka shkuar në 12, transmeton Anadolu Agency (AA).
Kryebashkiakja e qarkut Miami-Dade, Daniella Levine Cava bëri të ditur se edhe një trup tjetër ishte tërhequr nga nën rrënojat që nga e hëna. Ajo shtoi se 149 persona të tjerë janë të pagjetur.
Cava tha se operacionet e kërkimit dhe shpëtimit vazhduan gjatë të martës pavarësisht motit "të tmerrshëm" që vazhdojnë të hedhin rrënojat.
Rreth 125 persona janë identifikuar.
Ajo tha se ka qenë sfiduese procesi i identifikimit, pasi informacionet kanë ardhur nga të afërmit dhe miqtë nga i gjithë vendi, ose jashtë vendit, dhe gjithashtu nga ata që janë paraqitur në terren.
"Ne po i marrim këto informacione nga shumë burime të ndryshme, kështu që detektivët tanë po punojnë gjatë gjithë kohës për të kontaktuar me të gjithë ata që janë identifikuar për të verifikuar rezultatet", tha ajo.
Cava vlerësoi "heronjtë" të cilët janë pjesë e ekipeve të kërkimit dhe shpëtimit si dhe donacionet që janë mbledhur për viktimat dhe familjet e tyre nga e gjithë bota.
Ajo tha se mbështet hapjen e një hetimi të jurisë për kolapsin. Hetuesit janë përqendruar në raportin e një konsulenti strukturor në 2018 që zbuloi "dëmtime të mëdha strukturore" në një zonë prej betoni nën kuvertën e pishinës së ndërtesës gjatë një inspektimi.
Presidenti i SHBA-së, Joe Biden është planifikuar të mbërrijë në vendin e ngjarjes të enjten, ndërsa të afërmit e të pagjeturve qëndrojnë afër, duke shpresuar. Udhëheqësi i një ekipi izraelit të shpëtimi i tha CNN të martën se dhomat e gjumit të godinës janë ngujuar 13 deri në 16 metra nën beton.
Cava theksoi se kërkimet për të mbijetuarit dhe përpjekjet për të identifikuar viktimat mbeten "një proces i ngadaltë".