Esin Eşkinat Sayılgan
28 Tetor 2021•Përditësim: 29 Tetor 2021
Numri i personave të vdekur nga koronavirusi i ri (COVID-19) në SHBA është rritur në 741.242, prej të cilëve 2.359 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, sipas Universitetit Johns Hopkins, transmeton Anadolu Agency (AA).
Numri i të infektuarve deri më tani, sipas të dhënave të universitetit, ka arritur në mbi 45,7 milionë, me 88.930 raste të reja.
Aktualisht, shteti i Kalifornisë është më i godituri në SHBA, me mbi 4,85 milionë raste të konfirmuara dhe mbi 71 mijë të vdekur.
Në SHBA deri më tani mbi 220,9 milionë persona kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19, mbi 190,9 milionë dozën e dytë dhe 14,4 milionë kanë marrë tri doza.