Esra Akgün
15 shtator 2016•Përditësim: 15 shtator 2016
BAGDAD (AA) – Zëvendës-sekretari shtetëror amerikan Tony Blinken, i cili ndodhet për vizitë në Irak, të mërkurën deklaroi se sërish është vendosur kontrolli i mbi rreth 50 përqind të territorit që më herët e pushtoi DAESH-i në Irak, raporton Anadolu Agency (AA).
“Para dy vitesh Bagdadi dhe Erbili ishin nën kërcënim të fuqishëm nga DAESH-i. Megjithatë, tani, falë fuqive të koalcionit dhe atyre irakiane, është kthyer 50 përqind e territorit që kontrollonte DAESH-i”, tha Blinken.
Ai shtoi se në shtëpitë e tyre në zonën ku më herët ka kontrolluar DAESH-i janë kthyer rreth një milion persona të zhvendosur. Ai po ashtu theksoi se SHBA-të do t’i donojnë Irakut 181 milionë dollarë ndihmë humanitare. Sipas tij, kjo ndihmë për këtë vend të cilën e kanë siguruar nga viti 2014, do të arrijë në një miliardë dollarë.