Tuğba Altun
01 Mars 2026•Përditësim: 01 Mars 2026
Ministri i Punëve të Jashtme i Turqisë, Hakan Fidan, ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij nga Omani, Badr bin Hamad Al Busaidi, për të diskutuar situatën e fundit në Lindjen e Mesme, raporton Anadolu.
Sipas informacioneve të marra nga burime diplomatike turke, Fidan bisedoi me homologun e tij nga Omani në kuadër të përpjekjeve për të gjetur një zgjidhje për krizën në rajon.
Dje, SHBA-ja dhe Izraeli ndërmorën një sulm ndaj Iranit, duke vrarë disa zyrtarë të lartë, përfshirë liderin suprem Ayatollah Ali Khamenei. Teherani reagoi me sulme me dronë dhe raketa që goditën disa vende të Gjirit.