Merve Gül Aydoğan Ağlarcı
16 Janar 2023•Përditësim: 17 Janar 2023
Ministri turk i Mbrojtjes, Hulusi Akar, është takuar në Londër me sekretarin britanik të Mbrojtjes, Ben Wallace, për bisedime mbi sigurinë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Akar u prit nga homologu i tij britanik me një ceremoni zyrtare ushtarake në ndërtesën e Ministrisë së Mbrojtjes në Londër.
Në llogarinë e saj në twitter, Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar njoftoi se zyrtarët e lartë të mbrojtjes u takuan për të “diskutuar forcimin e lidhjeve të mbrojtjes dhe çështjet e sigurisë rajonale, përfshirë pushtimin rus të Ukrainës”.
Më tej, ministria britanike tha se Türkiye dhe Mbretëria e Bashkuar “gëzojnë një marrëdhënie të ngushtë si aleatë të NATO-s me një histori të përgjegjësive të përbashkëta”.
Në një njoftim tjetër, Ministria e Mbrojtjes e Türkiyes tha se dy zyrtarët shkëmbyen mendime mbi çështjet dypalëshe dhe rajonale të mbrojtjes dhe sigurisë, si dhe bashkëpunimin në industrinë e mbrojtjes.