Sayed Khodaberdi Sadat
06 janar 2019•Përditësim: 07 janar 2019
KABUL (АА) – Në Kohistan, në provincën veriperëndimore afgane të Badakhishanit, është shembur një minierë ari, ku si pasojë kanë humbur jetën së paku 30 persona, ndërsa 15 të tjerë janë lënduar, raporton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi i provincës të Badakhishanit, Mek Mohammad Nazari, për AA deklaroi se në rajonin Shapu në Kohistan shembja e minierës ndodhi kur minatorët punonin në gërmimin e arit.
Nazari deklaroi se sipas vlerësimeve të para, në fatkeqësinë kanë humbur jetën 30 punëtorë, ndërsa 15 të tjerë janë lënduar.
Ai informoi se në mesin e të lënduarve ka minatorë që janë të lënduar më rëndë dhe se ekziston shqetësimi për rritjen e numrit të të vdekurve.
Nazari tha se minierën në fjalë minatorët punojnë ilegalisht në gërmime.