Dzihat Aliju
27 maj 2025•Përditësim: 28 maj 2025
Mali Marapi shpërtheu përsëri sot, duke lëshuar një "kolonë" hiri në qiell në rrethin Tanah Datar të provincës Sumatra Perëndimore në Indonezi, raporton Anadolu.
Nuk ka raportime për viktima ose dëmtime në infrastrukturë, ndërsa qasja dhe aktivitetet janë të kufizuara për banorët brenda një zone prej 3 kilometrash që rrethon vendin e shpërthimit.
Që nga shpërthimi i tij i parë më 3 dhjetor 2023, Mali Marapi ka shpërthyer 445 herë.
Mali Marapi është 2.891 metra i lartë dhe ndodhet në ishullin e Sumatrës, ku autoritetet prej kohësh u kanë ndaluar banorëve dhe turistëve të ecin brenda një rrezeje prej 3 kilometrash nga krateri i tij.