Yusuf Hatip
12 Nëntor 2016•Përditësim: 13 Nëntor 2016
ISLAMABAD (AA) - Në shpërthimin që ndodhi në provincën Beluxhistan në jugperëndim të Pakistanit, humbën jetën të paktën 30 persona ndërsa 70 të tjerë janë plagosur, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve të marra nga burimet e sigurisë, thuhet se gjatë shpërthimit në tyrben e një dijetari Sufi, Shah Nurani, rreth tyrbes ishin qindra njerëz.
Poashtu sipas informacioneve të njëjta në pjesën ku gjendet tyrbeja ka ndodhur një shpërthim i fuqishëm, ku humbën jetën të paktën 30 persona mes tyre gra dhe fëmijë, ndërsa janë plagosur 70 të tjerë.