Tufan Aktaş
18 Qershor 2020•Përditësim: 18 Qershor 2020
Në një sulm me bombë në kryqytetin e Somalisë, Mogadishu, janë plagosur një numër i madh i kalimtarëve, raporton Anadolu Agency (AA).
Dëshmitarët okularë në deklaratën për AA konfirmuan se shpërthimi ndodhi në afërsi të shkollës së Fondacionit Turk Maarif në vendin Hodan.
Gjatë shpërthimit që u dëgjua nga pjesë të ndryshme të qytetit u plagosën shumë kalimtarë që më vonë u transferuan në spitalin Fiqi.
Supozohet se bëhet fjalë për një bombë e cila më herët ishte montuar në rrugë.
Ende askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin.