Ekip
17 Qershor 2019•Përditësim: 18 Qershor 2019
Të paktën 30 persona e kanë humbur jetën ndërsa 42 të tjerë janë plagosur në disa shpërthime në shtetin e trazuar Borneo në verilindje të Nigerisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Tre sulmues vetëvrasës, një mashkull dhe dy femra, aktivizuan shpërthimet para një shitoreje të çajit dhe në një kinema në qytetin e vogël Konduga, tha Usman Kachala, drejtori i Operacioneve të Kërkim-Shpëtimit pranë Agjencisë Shtetërore për Menaxhim me Emergjencat (SEMA).
"Të dielën rreth orës 20:00 (sipas kohës lokale) kishte një shpërthim të fuqishëm në Konduga, por ne nuk arritëm të kemi qasje në vendngjarje atë natë. Këtë mëngjes, ne sollëm personelin tonë për operacione të shpëtimit dhe mund t'u konfirmoj se rreth 30 persona u vranë dhe 42 të tjerë u plagosën", theksoi Kachala.
Ai shtoi se nga sulmi fillimisht humbën jetën 17 persona, por viktimat u regjistruan për shkak të kushteve shëndetësore joadekuate në qytetin në të cilin janë regjistruar disa sulme, përfshirë edhe sulme me bomba nga grupi terrorist Boko Haram.
Ky grup ka intensifikuar sulmet në rajonin verilindor të vendit në kohët e fundit, në një fushatë të dhunshme e cila filloi në këtë zonë që nga korriku i vitit 2009.
Presidenti i Nigerisë, Mohamadu Buhari, disa herë është zotuar për t'i dhënë fund dhunës në rajon që zgjat me dekada.
Që nga viti 2009, kryengritja e organizatës terroriste ka shkaktuar vdekjen e dhjetëra mijëra personave dhe zhvendosjen e miliona të tjerëve në rajonin e liqenit Chad.