Şeyma Uzundere
05 Mars 2021•Përditësim: 05 Mars 2021
Në një anketë të zhvilluar nga një think-tank me qendër në SHBA, doli në pah se amerikanët kanë mendime negative në lidhje me Kinën dhe se shumica e pjesëmarrësve e shikojnë Kinën si armik apo rival, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas rezultatit të anketës së publikuar nga Qendra e Hulumtimeve Pew, nga çdo 10 amerikanë 9 Kinën e shohin si kërcënim ndaj vendit të tyre.
Rezultatet treguan se, përqindja e atyre që mendojnë se prioriteti më i rëndësishëm i SHBA-së duhet të jetë kufizimi i fuqisë së Kinës, është rritur për 16 për qind në 3 vitet e fundit.
Megjithatë, 72 për qind të atyre që janë prononcuar si Republikanë dhe 37 për qind të atyre Demokratë, mendojnë se mbajtja e një qëndrimi të fortë ndaj Kinës është më i rëndësishëm se sa krijimi i marrëdhënieve të fuqishme ekonomike me Pekinin.
Shumica e pjesëmarrësve të anketës, i janë referuar shkeljeve të të drejtave të njeriut të Kinës në Rajoni Special Administrativ Hong Kong dhe rajonin autonom ujgur Xinjiang.
Për më tepër, rezultatet treguan se pjesëmarrësit kishin më pak besim te Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, në përballimin me Kinën, krahasuar me çështje të tjera të politikës së jashtme.
Në anketë u vlerësuan përgjigjet e 2.596 pjesëmarrësve gjatë datave 1-7 shkurt.