Tevfik Durul
07 Shtator 2020•Përditësim: 08 Shtator 2020
Sipas një sondazhi të opinionit publik në Greqi, 69,8 për qind e popullsisë së vendit, për zgjidhjen e problemeve bilaterale dëshirojnë vendosjen e dialogut me Turqinë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Gazeta "Ta Nea" me seli në Athinë publikoi rezultatet e hulumtimit me qytetarët grekë në lidhje me tensionet me Turqinë.
Në lidhje me pyetjen se vallë a duhet të shkohet në dialog me Turqinë për uljen e tensioneve, 69,8 për qind nga pjesëmarrësit u përgjigjën pozitivisht.
Nga ana tjetër, 63,7 për qind e pjesëmarrësve mendojnë se mundësia për "ndonjë ngjarje serioze" me Turqinë në periudhën e ardhshme është "e lartë ose mesatare", ndërsa 34,5 për qind të pjesëmarrësve këtë mundësi e shikojnë si "të ulët ose aspak".
Në pyetjen se vallë Greqia "duhet t'i përdorë ose jo mundësitë ushtarake" ndaj Turqisë, 49,2 për qind u përgjigjën "duhet t'i përdorë ose me gjasë duhet", ndërsa 47,1 për qind "jo ose me gjasë jo".