Ahmet Karaahmet,Mehmet Burak Karacaoğlu
23 Janar 2023•Përditësim: 23 Janar 2023
Një civil ka humbur jetën në një sulm të forcave të regjimit të Bashar al-Assad në fshatin Kefernuran në perëndim të provincës Halep, transmeton Anadolu Agency (AA).
Forcat e regjimit, të përbëra nga ushtria e regjimit të Bashar Al-Asadit dhe grupet e huaja terroriste të mbështetura nga Irani, të vendosura në fshatin Keferhaleb të Halepit, shkelën armëpushimin duke sulmuar fshatin Kefernuran në perëndim të Halepit me armë tokë-tokë.
Sipas informacionit të marrë nga burimet e Mbrojtjes Civile Siriane (Helmetat e Bardha), nga sulmi ka humbur jetën një person.
Situata në Idlib
Në takimin e Astanës në vitin 2017, Türkiye, Rusia dhe Irani vendosën të krijojnë katër “zona deeskalimi” në rajonin që nuk ishte nën kontrollin e regjimit të Asadit.
Regjimi, terroristët e mbështetur nga Irani dhe Rusia vazhduan sulmet e tyre, duke pushtuar tre nga katër rajonet dhe duke u nisur drejt Idlibit.
Megjithëse Türkiye arriti një marrëveshje shtesë për të forcuar armëpushimin me Rusinë në shtator 2018, sulmet u intensifikuan përsëri në maj 2019. Pas marrëveshjes së re mes Türkiye-s dhe Rusisë më 5 mars 2020, armëpushimi vazhdon të ruhet në masë të madhe.
Përafërsisht dy milionë civilë që ikën nga sulmet në 2017-2020 u desh të migronin në zonat afër kufirit turk.