Mohamad Misto,Said İbicioğlu
19 Tetor 2016•Përditësim: 20 Tetor 2016
DERA (AA) - Sirianët që kanë braktisur shtëpitë e tyre për shkak të luftës dhe të cilët janë strehuar në kampet e çadrave në zonat e sigurta, me shpresën për t'u mbrojtur nga ftohti i dimrit që po afron kanë nisur të ndërtojnë shtëpi prej guri, balte (qerpiqi) dhe llamarinat e zinkut, raporton Anadolu Agency (AA).
Në kampin Berika i cili ndodhet në rajonin rural Kunejtra në jug të Sirisë në kufi me rajonin Golan nën pushtimin izraelit kanë nisur punime intensive për t'u përgatitur për stinën e dimrit. Sirianët të cilët qëndrojnë në çadra të improvizuara në kamp duke ndërtuar shtëpi më të mbrojtura kërkojnë që të mbrohen sadopak nga vështirësitë që kanë kaluar në stinët e mëparshme të dimrit.