Ekip
22 Shtator 2017•Përditësim: 23 Shtator 2017
MADRID (AA) – Ministria e Brendshme e Spanjës ka njoftuar se kanë arrestuar një persona në lidhje me dyshimet për bashkëpunim me celulat ekstremiste që kryen sulme në Barcelonë dhe në qytetin e afërt turistik, raporton Anadolu Agency (AA).
Ministria e Brendshme njofton se 24-vjeçari i dyshuar me origjinë marokene, me emrin e tij ka blerë material shpërthyes dhe u ka siguruar automjete sulmuesve.
Shtetasi maroken është i dyshuari i pestë i cili u arrestua gjatë hetimeve rreth sulmit në Barcelonë dhe rrethinë. Tre vetë, duke përfshirë edhe të dyshuarin e fundit, janë në paraburgim, ndërsa dy janë në liri, por ende janë nën hetim.
DEASH mori përgjegjësinë për sulmin me furgon në shëtitoren Las Ramblas në Barcelonë dhe sulmin me makinë dhe thika në qytetin bregdetar Cambrils, më 17 dhe 18 gusht, në të cilat u vranë 16 persona.
Tetë anëtarë të celulës ekstremiste u vranë pak para sulmit nga policia.