Mehmet Nuri Uçar
17 Shtator 2017•Përditësim: 18 Shtator 2017
MOSUL (AA) - Si pasojë e shpërthimit të një lënde eksploziv të vendosur në një shkollë e cila përdorej si qendër e trajnimit ushtarak nga forcat e fiseve sunnite në perëndim të Mosulit, 15 persona kanë humbur jetën dhe 23 të tjerë janë plagosur, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve të marra nga burimet ushtarake mësohet se një shpërthim ka ndodhur në një shkollë ku trajnoheshin anëtarët e (forcave të fiseve sunnite) Hashdi Ashair, të cilët kanë kontrollin në fshatin Mexharin i cili ndodhet në perëndim të Mosulit. Si pasojë e shpërthimit janë vrarë 15 persona nga të cilët 12 i përkasin forcave të fiseve, si dhe janë plagosur 23 të tjerë.
Të vrarët e tjera dhe të plagosurit theksohet se janë nga civilët që banojnë në zonat përreth shkollës.
Shkolla ishte dorëzuar për tu përdorur si ambient trajnimi ushtarak për forcat e fiseve të cilët vendosin sigurinë bashkë me ushtrinë e Irakut.
Ndërsa bëhet e ditur se përgjegjësia e sulmit ende nuk është marrë përsipër nga askush.