Sayed Khodaberdi Sadat
03 Maj 2017•Përditësim: 03 Maj 2017
KABUL (AA) - Në sulmin ndaj autokolonës së NATO-s në kryeqytetin e Afganistanit, Kabul, thuhet se kanë humbur jetën 8 persona, raporton Anadolu Agency (AA).
Njëri nga zëdhënësit e Ministrisë së Brendshme Naxhib Danish në një deklaratë për gazetarin e AA-së tha se një automjet i ngarkuar me lëndë shpërthyese që kalonte pranë Ambasadës së SHBA-ve në Kabul ka shpërthyer pasi është afruar tek autokolona e cila transportonte ushtarë amerikanë.
Danish ka theksuar se në sulm kanë humbur jetën 8 persona dhe janë plagosur 25 të tjerë.
Duke bërë të ditur se një automjet është dëmtuar pjesërisht Danish tha se nga ushtarët amerikanë nuk ka humbje.
Deri më tani ende askush nuk e ka marrë përgjegjësinë mbi sulmin.