Halit Süleyman
14 Janar 2017•Përditësim: 15 Janar 2017
IDLIB (AA) - Njoftohet se si pasojë e një sulmi ajror ndaj një tregu në Maarret el-Misrin të qytetit veriperëndimor të Sirisë, Idlib, kanë humbur jetën 10 civilë, ndërsa janë plagosur 21 të tjerë, raporton Anadolu Agency (AA).
Një nga zyrtarët e mbrojtjes civile në Maarret el-Misrin, Muhammed Yahya, në një deklaratë për AA tha se një avion luftarak i ushtrisë siriane ka bombarduar një treg në veri të Idlibit.
Yahya ka konfirmuar se si pasojë e sulmit kanë humbur jetën 10 civilë, mes të cilëve gra dhe fëmijë dhe se janë plagosur 21 të tjerë. Ai tha se të gjithë dyqanet në treg janë dëmtuar nga bombardimi.
Më 30 dhjetor të vitit të kaluar ka hyrë në fuqi armëpushimi mes palëve në Siri, nën garancinë e Turqisë dhe Rusisë. Por forcat e regjimit vazhdojnë shkeljet e armëpushimit në rajonin e Guta-s Lindore dhe Luginës Barada, në kryeqytetin Damask, në Dera si dhe në pjesët rurale në jug të Halepit.