Ali H. M.Abo Rezeg
13 Mars 2019•Përditësim: 14 Mars 2019
Dy civilë e kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë u plagosën sot nga sulmet ajrore ruse në provincën veriperëndimore të Idlibit në Siri, thanë burimet lidhur me agjencinë e Mbrojtjes civile (Helmetat e Bardha), transmeton Anadolu Agency (AA).
Sulmet e mëngjesit synonin një kamp refugjatësh në fshatin Kafr Amim në qytetin Saraqib, theksuan burimet.
Pothuajse 19 persona, kryesisht fëmijë, u plagosën në sulmet, theksuan burimet.
Sipas Observatorit pro-opozitar të avionëve luftarakë, sulmet u kryen nga një avion rus SU 34 që u ngrit nga baza ajrore Khmeimim në provincën Latakia të Sirisë.
Që nga fillimi i vitit 2019 sulmet e regjimit në zonën e deeskalimit të Idlibit vlerësohen të kenë vrarë të paktën 126 civilë si dhe plagosur më shumë se 380 të tjerë.
Në shtator të vitit 2018, Turqia dhe Rusia ranë dakord të kthejnë Idlibin në një zonë të çmilitarizuar pas takimit midis presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan dhe homologut të tij Vladimir Putin në qytetin bregdetar rus të Soçit.
Ankaraja dhe Moska nënshkruan një memorandum mirëkuptimi që bën thirrje për stabilizimin e situatës në zonën e deeskalimit të Idlibit, në të cilën veprimet e agresionit janë të ndaluara.