Nazanin Hansu (Razavi),Murat Karadağ
07 Qershor 2017•Përditësim: 08 Qershor 2017
TEHERAN (AA) - Zyrtarët e emergjencës në Teheran kanë deklaruar se në dy sulmet terroriste të mëngjesit të sotëm në kryeqytetin e Iranit, jetën e kanë humbur të paktën 12 persona dhe janë plagosur 43 të tjerë, raporton Anadolu Agency (AA).
Paralelisht me këtë, agjencia iraniane e lajmeve Tasnim raporton se forcat e sigurisë iraniane kanë vrarë të gjithë sulmuesit të cilët morën pjesë në sulmin e mëngjesit të sotëm në ndërtesën e Parlamentit të Iranit në Teheran.
- DEASH-i merr përgjegjësinë për sulmet terroriste në Iran
- MPJ e Turqisë dënon sulmin në Parlamentin e Iranit
Mediat kombëtare iraniane raportuan se katër sulmues këtë mëngjes kanë hyrë në ndërtesën e parlamentit dhe kanë kryer sulm të armatosur, kurse forcat e sigurisë iraniane kanë nisur një fushatë për të neutralizuar sulmuesit.
Sulmi i dytë ndodhi para tyrbesë së ish-udhëheqësit fetar iranian Ayatollah Khomeini, kurse mediat shtetërore të Iranit raportojnë se ky ishte një sulm vetëvrasës me bombë.
Përgjegjësinë për sulmin e ka marrë organizata terroriste DEASH.
Zëvendës ministri i Brendshëm Hussein Zulfikari ka deklaruar se sulmuesit në ndërtesën e parlamentit kanë hyrë me veshje grashë dhe të mbështjellë me çarçaf.