Ekip
09 mars 2021•Përditësim: 09 mars 2021
Të paktën 10 persona u plagosën në një sulm që kishte në shënjestër pelegrinët shiitë në kryeqytetin e Irakut, Bagdad, njoftoi një oficer policie, raporton Anadolu Agency (AA).
"Një person i paidentifikuar hodhi një granatë në drejtim të një grupi pelegrinësh që po ecnin në këmbë në zonën Al-Kadhimiya në Bagdad për të përkujtuar vdekjen e Imam Musa Al-Kadhim", deklaroi kapiteni i policisë për AA në kushte anonimiteti.
Sulmi ndodhi disa orë pasi Ministria e Brendshme e Irakut njoftoi në një deklaratë se pengoi sulmet vetëvrasëse që kishin në shënjestër pelegrinët Shia.
Nuk pati asnjë deklaratë zyrtare nga autoritetet në lidhje me sulmin, që nuk u mor përsipër nga asnjë palë.
Në çdo 25 të muajit Rexhep të kalendarit Islam, dhjetëra mijëra pelegrinë Shia shënojnë vdekjen e Imam al-Kadhim, imamit të shtatë sipas komunitetit Shiia.
Të mërkurën, numri i pelegrinëve Shiitë në Al-Kadhimiya pritet të arrijë kulmin mes masave të ashpra të sigurisë të vendosura nga forcat e përbashkëta nga ushtria dhe policia.
Ritualet përfshijnë ecjen nga zona të ndryshme të Bagdadit dhe disa provinca aty pranë drejt zonës Al-Kadhimiya në Bagdadin verior, ku ndodhet faltorja e Imam Al-Kadhim.
Gjatë viteve të kaluara, ngjarjet shiite kanë qenë dëshmitarë të sulmeve, kryesisht sulme vetëvrasëse, të cilat lanë qindra të vdekur dhe të plagosur. Autoritetet shpesh për këto sulme fajësojnë grupin terrorist DEASH.
Në qershor 2014, DEASH-i pushtoi provincat Mosul, Salahuddin dhe Anbar dhe pjesë të Diyala dhe Kerkukut, të cilat u rimorën nga grupi në fund të vitit 2017 nga ushtria irakiane me mbështetjen e koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA).
Ushtria e Irakut vazhdon të kryejë operacione të shpeshta kundër DEASH-it në këto pjesë ku grupi terrorist kohët e fundit mobilizoi celulat e fjetura në zonat rurale.