Sayed Khodaiberdi Sadat
26 Prill 2021•Përditësim: 26 Prill 2021
Në provincën Logar të Afganistanit 8 policë humbën jetën në një sulm të armatosur nga militantët talebanë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi i Departamentit të Policisë së Logar-it, Gul Haydar Ahmadi tha se militantët kryen një sulm të armatosur ndaj automjetit të policisë që siguroi minierën e bakrit në rrethin e Muhammed Aga të Logar-it.
Ahmadi deklaroi se 8 policë që ofronin sigurinë e minierës u vranë dhe 3 u plagosën në sulm. Ndërsa ende nuk është bërë asnjë reagim nga talebanët.
Militantët më parë kishin kryer sulme të armatosura ndaj forcave të sigurisë që punonin në të njëjtën minierë.
Teksa dhuna rritet, nga ana tjetër përpjekjet për paqe vazhdojnë.
Ministria e Brendshme e Afganistanit dje njoftoi se në të gjithë vendin në 10 ditët e fundit 63 civilë u vranë nga talebanët.