Ekip
02 Nëntor 2020•Përditësim: 03 Nëntor 2020
Lideri kryesor i partisë opozitare në Tanzani, Freeman Mbowe dhe zyrtarë të tjerë të partisë janë arrestuar para një proteste të planifikuar në të gjithë vendin për të kundërshtuar numërimin e votave që i dha fitoren presidentit në detyrë, John Magufuli, transmeton Anadolu Agency (AA).
Lazaro Mambosasa, komandanti i policisë në Dar es Salaam konfirmoi se Mbowe i partisë Chadema, Godbless Lemma, ish-deputeti nga qyteti verior Arusha dhe zyrtarë të tjerë të lartë të partisë u arrestuan dje për t’u marrë në pyetje në lidhje me planet e tyre të protestës.
Arrestimi vjen një ditë para protestës së thirrur nga opozita e vendit të Afrikës Lindore për të shprehur ankesat e tyre rreth rezultateve të zgjedhjeve presidenciale të 28 tetorit në të cilat Magufuli mblodhi 84 për qind të votave kundër sfiduesit të tij kryesor Tundu Lissu, i cili grumbulloi 13 për qind.
Partitë e opozitës po kërkojnë zgjedhje të re dhe riformatimin e plotë të Komisionit Kombëtar të Zgjedhjeve.