Gökhan Ergöçün
16 shtator 2020•Përditësim: 16 shtator 2020
Një panel i Organizatës Botërore të Tregtisë (OBT) të martën deklaroi se tarifat shtesë të SHBA-së për mallrat kineze në vitin 2018 ishin "në kundërshtim" me rregullat e organizatës, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ata në një raport rekomanduan që SHBA të sjellë masat e saj në përputhje me detyrimet sipas Marrëveshjes së Përgjithshme për Tarifat dhe Tregtinë (GATT) të nënshkruar në vitin 1994.
"Paneli është shumë i vetëdijshëm për kontekstin më të gjerë në të cilin funksionon aktualisht sistemi i OBT-së, i cili pasqyron një varg tensionesh të pashembullta tregtare globale", u tha ndër të tjera.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump vendosi të zbatojë tarifa shtesë për disa importe kineze në vitin 2018, përfshirë produktet bujqësore, automobilistike dhe pjesët teknologjike.
Në prill të po atij viti, Kina kërkoi konsultime nga OBT-ja për tarifat.
Ministria kineze e Tregtisë më pas njoftoi se dy rivalët ranë dakord të hiqnin tarifat shtesë dypalëshe në fillim të vitit 2020.
Trump dhe zëvendës kryeministri kinez, Liu Hi nënshkruan fazën e parë të marrëveshjes dypalëshe tregtare më 15 janar në Shtëpinë e Bardhë.