Zuhal Demirci
07 Qershor 2017•Përditësim: 08 Qershor 2017
ANKARA (AA) - Në kuadër të aktiviteteve të ndihmave për muajin e Ramazanit të realizuara në 64 vende me sloganin "Mbi ty qëndron e drejta e vëllait tënd" Fondacioni i Çështjeve Fetare të Turqisë (TDV) ka shpërndarë ndihma ushqimore për refugjatët Arakanë që jetojnë në Malajzi, raporton Anadolu Agency (AA).
Fondacioni ka shpërndarë pako me ushqime për 400 refugjatë Arakanë që jetojnë në kryeqytetin Alor Setar të shtetit Kedah të Malajzisë, si dhe ka bashkuar në iftar 200 refugjatë Arakanë.
Ndërsa punonjësit e Fondacionit kanë shpërndarë pakot e ndihmave të Ramazanit duke shëtitur shtëpitë e refugjatëve që jetojnë në rajon dhe kanë zhvilluar biseda me familjet.
Fondacioni gjithashtu ka shpërndarë ndihmat edhe për 400 refugjatë Arakanë që jetojnë në rajonin Sungai Petani në një largësi prej 500 kilometra nga kryeqyteti Kuala Lumpur i Malajzisë.
Punonjësit e Fondacionit kanë përcjellë urimet e Turqisë dhe kanë shpërndarë karamele dhe tullumbace për fëmijët refugjatë të cilat i kanë mirëpritur brohoritje për Turqinë.
Koordinatori i TDV, Nurettin Uzuner, duke vënë në dukje se fondacioni do të vazhdojë aktivitetet e tij deri kur mbi tokë të mbizotërojë mirësia tha se "Vëllezërit tanë refugjatët Arakanë që janë detyruar të largohen e të vijnë në Malajzi jetojnë në kushte të vështira. Ndërsa kushtet e jetesës që kanë vuajtur rrugës deri kur kanë mbërritur këtu janë një tjetër tragjedi. Ne kemi ardhur me kilometra largësi për ata. Kishim dëshirën që edhe ato sadopak të përjetonin gëzimin e Ramazanit".