Esra Taşkın
20 Janar 2023•Përditësim: 20 Janar 2023
Demonstratat kundër planit të qeverisë franceze për reformën e pensioneve u shoqëruan me tensione në kryeqytetin Paris, raporton Anadolu Agency (AA).
Policia përdori gaz lotsjellës, sprej piper dhe shkopinj në përplasjet e herëpashershme me protestuesit në tubimin kundër planit të reformës së pensioneve, i cili synon të rrisë moshën e pensionimit në 64 vjeç.

Teksa demonstruesit filluan të marshojnë në Sheshin e Republikës, tensionet u rritën mes policisë dhe demonstruesve pranë sheshit të Bastilës përpara se të shpërthente një përleshje.
Një grup demonstruesish të maskuar sulmuan një objekt sigurimesh.

Demonstruesit hodhën objekte të ndryshme, përfshirë shishe, ndaj policisë. Disa prej tyre u arrestuan.

Sindikata më e madhe e vendit, CGT, njoftoi se kishte 400.000 njerëz në demonstratë.

Numri i protestuesve në të gjithë vendin llogaritet në 2 milionë.