Gorana Jakovljevic
29 Janar 2022•Përditësim: 31 Janar 2022
Tregtarët në një treg në rrugën "Mandawi" në kryeqytetin afgan, Kabul, po luftojnë për mbijetesë për shkak të situatës së rëndë ekonomike në vend, raporton Anadolu Agency (AA).
Afganistani është në një situatë të vështirë ekonomike që kur talebanët morën pushtetin më 15 gusht të vitit të kaluar.
Fotoreporteri i AA-së regjistroi shitjen e shpendëve, kafazeve të shpendëve, mishit, perimeve, brumërave, veshjeve... në këtë treg piktoresk.
Në Afganistan është e zakonshme që njerëzit të mbajnë zogj si kafshë shtëpiake.