Haydar Şahin
08 qershor 2022•Përditësim: 08 qershor 2022
Është rritur në 21 numri i personave që kanë humbur jetën si pasojë e daljes nga shinat të një treni udhëtarësh në linjën Mashhad-Yazd në Iran, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas agjencisë zyrtare iraniane të lajmeve (IRNA), Hekurudha Iraniane, njoftoi se treni i udhëtarëve i linjës Mashhad-Yazd doli këtë mëngjes nga shinat pasi u përplas me një ekskavator në një zonë pranë stacionit Tabas.
Institucioni për situata emergjente Yazd, theksoi se deri më tani në aksident kanë humbur jetën 21 persona dhe se 47 persona të plagosur janë dërguar në spital.
Prefektura e Khorasanit Jugor ka njoftuar se 8 nga 11 vagonët kanë dalë nga shinat ku 3 prej tyre janë përmbysur dhe se kanë përfunduar punimet e shpëtimit.
Ndërkohë numri i udhëtarëve në tren thuhet të ketë qenë 348.