Michael Gabriel Hernandez
04 nëntor 2020•Përditësim: 04 nëntor 2020
Presidenti amerikan, Donald Trump dhe kundërshtari i tij demokrat, Joe Biden, kanë pretenduar fitoret e tyre të para në mbrëmjen e ditës së zgjedhjeve presidenciale, transmeton Anadolu Agency (AA).
Siç raporton Associated Press, republikani Trump fitoi tetë votat elektorale të shtetit Kentucky, ndërsa demokrati Biden fitoi tre votat elektorale të shtetit Vermont. Po ashtu raportohet se Trump ka fituar në West Virginia, ndërsa Biden në Virginia.
Për të marrë Shtëpinë e Bardhë, kandidati duhet të fitojë 270 vota elektorale.
Kët vit, Dita e Zgjedhjeve vjen mes përkeqësimit të koronavirusit të ri (COVID-19) në SHBA.
Një numër rekord i votuesve kanë hedhur votat e tyre të hershme ose përmes postës në një përpjekje për të shmangur hapësirat e brendshme të mbushura me njerëz ku virusi lulëzon.
Sipas Projektit të Zgjedhjeve në SHBA, gjithsej mbi 101 miliona njerëz kanë hedhur votat e hershme para Ditës së Zgjedhjeve.