Dildar Baykan
25 Gusht 2020•Përditësim: 25 Gusht 2020
Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump duke shprehur se i janë mirënjohës Turqisë për shkak të lirimit të priftit amerikan, Andrew Craig Brunson bëri vlerësimin "Presidenti Recep Tayyip Erdoğan ishte shumë i mirë", transmeton Anadolu Agency (AA).
Trump zhvilloi një bisedë në Shtëpinë e Bardhë me 6 shtetas të mbajtur peng ose të arrestuar më parë në vende të ndryshme, për t'u publikuar në ditën e parë të kongresit të Partisë Republikane.
"Kemi rikthyer qytetarë që janë mbajtur peng ose të arrestuar në rreth 50 vende", theksoi Trump për të ftuarit në mesin e të cilëve ndodhej edhe kleriku amerikan, Andrew Craig Brunson i cili u dënua me 3 vite e 1 muaj dhe 15 ditë burgim me akuzën për "ndihmë ndaj organizatës" në gjykimin e zhvilluar në Izmir me pretendimin se është përfshirë në krim dhe ka bërë spiunazh në emër të organizatave terroriste.
"Më duhet të them se presidenti Erdoğan ishte shumë i mirë", tha Trump i cili mbrojti idenë e tij se Brunson ishte i "pafajshëm".
"U dakorduam pas disa bisedave të realizuara me Erdoğan. Për këtë i jemi mirënjohës dhe mirënjohës i jemi edhe popullit turk. Me sa kuptoj edhe t'i je mirënjohës", deklaroi Trump.
Ndërkohë pas kësaj Brunson tha se "E duam popullin turk" dhe shprehu falënderimet ndaj presidentit Trump për ato që ka bërë për lirimin e tij.