Dildar Baykan
29 Tetor 2019•Përditësim: 30 Tetor 2019
Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump bëri të ditur se është vrarë zëvendësi numër një i liderit të vrarë të organizatës terroriste DEASH, Abu Bakr Al-Baghdadi, transmeton Anadolu Agency (AA).
"Sapo konfirmova që zëvendësi numër një i Abu Bakr al-Baghdadit është vrarë nga ushtarët amerikanë", shkroi Trump në Twitter.
Presidenti amerikan nuk bëri të ditur emrin e personit të vrarë. "Me shumë mundësi do të kishte marrë detyrë, por tani edhe ai vdiq", u shpreh ai.
Operacioni në të cilin u vra Al-Baghdadi u zhvillua në veri të Idlibit. Tetë helikopterë amerikanë dhe dy mjete ajrore pa pilot bombarduan objektivin në afërsi të fshatit Barisha.
Nga ana tjetër Departamenti Amerikan i Shtetit dje njoftoi se zëdhënësi i DEASH-it, Abu Hasan Al-Muhaxhir ishte vrarë në afërsi të qytetit sirian, Jarabulus.