Adel Bin Ibrahim Bin Elha Elthabti,Hamdi Yıldız,Enes Canlı
03 shkurt 2021•Përditësim: 03 shkurt 2021
Si pasojë e koronavirusit të ri (COVID-19) në Tunizi, 91 persona e kanë humbur jetën duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 6.893, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se në 24 orët e fundit janë shënuar 1.367 raste me COVID-19 ndërsa 2.844 të tjerë janë shëruar.
Numri i përgjithshëm i rasteve arrin në 211.412 ndërsa numri i të shëruarve në 165.067.
Gjithashtu ministria njoftoi se me vdekjen e 91 personave numri i përgjithshëm i viktimave shkoi në 6.893.
Tunizia e cila luftonte me problemet ekonomike edhe para pandemisë, ende nuk ka filluar procesin e vaksinimit.
Qeveria e Tunizisë përpiqet ta vë nën kontroll pandeminë e COVID-19 me masa si ora policore gjatë natës, ndalimi i udhëtimeve jashtë qytetit dhe ndalimi i tubimeve dhe protestave. Qeveria njoftoi se procesi i vaksinimit do të fillojë në fund të shkurtit.