Tunizi, fillon stërvitja ushtarake "Phoenix Express-2022"
Stërvitja me pjesëmarrjen e 13 shteteve, përfshirë Tunizinë, Algjerinë, Egjiptin, Libinë, Marokun, Mauritaninë, SHBA-në, Italinë, Spanjën, Belgjikën, Greqinë dhe Maltën, do të mbahet deri më 3 qershor në Detin MesdheAdel Bin Ibrahim Bin Elhady Elthabti,Hamdi Yıldız
25 maj 2022•Përditësim: 25 maj 2022
Në brigjet veriore të Tunizisë ka filluar stërvitja e përbashkët ushtarake detare, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas njoftimit të Ministrisë së Mbrojtjes të Tunizisë, stërvitja do të mbahet në bashkëpunim të Komandës Amerikane të Marinës për Evropë dhe Afrikë, në brigjet veriore të vendit.
Komandanti i Komandës Amerikane të Marinës për Evropë dhe Afrikë, Admirali Robert P. Burke tha se stërvitja, e cila zhvillohet në kuadër të promovimit të bashkëpunimit rajonal, zhvillohet për të garantuar stabilitet dhe besim në Mesdhe.
Stërvitja me pjesëmarrjen e 13 shteteve, përfshirë Tunizinë, Algjerinë, Egjiptin, Libinë, Marokun, Mauritaninë, SHBA-në, Italinë, Spanjën, Belgjikën, Greqinë dhe Maltën, do të mbahet deri më 3 qershor në Detin Mesdhe.