Fatjon Cuka,Malik Hasa
28 Maj 2016•Përditësim: 28 Maj 2016
TIRANË (AA) – Gjatë sesionit të Asamblesë Parlamentarë të NATO-s që po zhvillon punimet në Tiranë, kanë mbajtur një konferencë të përbashkët presidenti i kësaj asambleje, Michael R. Turner, sekretari i përgjithshëm i saj, David Hobbs dhe kreu i delegacionit të Shqipërisë në AP të NATO-s, Pandeli Majko, raporton Anadolu Agey (AA).
Duke iu përgjigjur interesit të medias, Turner, u shpreh se në Tiranë kanë mundësinë gjatë këtyre ditëve të diskutojnë për të gjitha sfidat që përballet sot Aleanca, duke përfshirë luftën kundër terrorizmit, migrimin, luftën në Siri, situatën në Libi, etj.
Ai u shpreh se Shqipëria është një anëtare e besueshme e NATO-s.
Pyetje së gazetarit të Anadolu Agency (AA), nëse NATO ka një plan për praninë ushtarake në Siri, Turner iu përgjigj: “Askush nuk avokon të ketë prani ushtarake në terren në Siri, përveç bashkëpunimit në mënyrë kolektive për të luftuar kundër DEASH dhe garantuar stabilitetin. Është e nevojshme që DAESH të mundet sepse është një kancer i madh për të gjithë. Sulmet që janë bërë në Evropë janë kërcënim ndërkombëtar. NATO bashkë më aleatët do të punojë për këtë çështje. Sa i përket Libisë NATO ka përgjegjësi për transizionin, por edhe DAESH përbën kërcënim për Libinë dhe do të mbetet në qendër të fokusit tonë”.
Sipas tij NATO duhet ta shfaqë veten për të siguruar aleatët në Lindje, ndërsa çështjet e mbrojtjes vazhdojnë të qëndrojnë në fokusin e NTAO-s. Turner ka pohuar gjithashtu se kërcënimi nga Rusia është në rritje dhe po i përgjigjen këtyre kërcënimeve në disa mënyra.
Ndërsa kreu delegacionit të Shqipërisë në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, Pandeli Majko, u shpreh se Shqipëria është e angazhuar për përballimin e sfidave të përbashkët, dhe do të jetë të gatshëm të luftojë kundër terrorizmit kudo që ai të ndodhet. “Por ushtarët shqiptarë nuk do të shkojnë të luftojnë përkrah Gardës Revolucione të Iranit. NATO është një Aleancë që nuk bën armiq”, u shpreh Majko.
Delegacioni i Turqisë në këtë asamble përbëhet nga katër deputetë të Kuvendit të Madh Kombëtar, konkretisht nga Osman Aşkın Bak, Faik Öztrak, Şafak Pavey dhe Ziya Pir. Asambleja Parlamentare e NATO-s do të vazhdojë nesër punimet më disa panele, ku do të diskutohet për sfidat kombëtare dhe ndërkombëtare të sigurisë.