Gizem Nisa Çebi Demir
29 shtator 2026•Përditësim: 29 shtator 2026
Ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan tha të hënën se u takua me zyrtarë të lartë në Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA), ku bisedimet u fokusuan në marrëdhëniet dypalëshe dhe çështjet rajonale, transmeton Anadolu.
"Ishte vizitë jashtëzakonisht produktive për sa i përket adresimit të marrëdhënieve midis vendeve tona dhe vlerësimit të problemeve me të cilat përballet rajoni ynë", tha Fidan në një postim në platformën amerikane të mediave sociale X.
Kryediplomati turk tha se ai udhëtoi për në EBA menjëherë pasi mori pjesë në ngjarjet e mbajtura në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të 81-të të OKB-së në Nju Jork.
Fidan u prit në Abu Dhabi nga presidenti i EBA-së, Sheikh Mohammed bin Zayed Al Nahyan. Ai zhvilloi takime me zëvendëspresidentin e EBA-së, Sheikh Mansour bin Zayed Al Nahyan dhe këshilltarin e sigurisë kombëtare, Sheikh Tahnoon bin Zayed Al Nahyan.
"Turqia do të vazhdojë të forcojë solidaritetin rajonal dhe të mbajë kontaktet e saj diplomatike për paqen dhe prosperitetin e rajonit tonë", shtoi ai.